Pamje të rënda/ Përplasja me policinë në protestën e dhunshme, të riut i thyhet këmba, Noka: E tërheqin si leckë, djalit i ka rënë të fikët
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën e zhvilluar në Rrugën e Durrësit, pranë Sheshit Skënderbej, duke paralajmëruar qytetarët për përshkallëzimin e situatës në dhunë për shkak të hedhjes së gurëve.
Në njoftimin e saj, ambasada paralajmëron se protestat mund të shtrihen edhe në rrugët përreth dhe pranë godinave qeveritare, duke shkaktuar shtim të pranisë policore, bllokime rrugësh dhe devijime të trafikut.
Gjithashtu, ajo u bën thirrje qytetarëve të shmangin demonstratat, të tregojnë kujdes për sigurinë personale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore.
Personeli i Ambasadës Amerikane në Tiranë është këshilluar të shmangë demonstratat. Ju lutemi, qëndroni vigjilentë dhe vendosni sigurinë tuaj personale në plan të parë. Ndiqni mediat lokale dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve vendore të rendit për t’u informuar mbi zhvillimet më të fundit.
Masat që duhet të merrni:
Forconi masat për sigurinë tuaj personale duke zbatuar këto këshilla:
– Shmangni demonstratat.
– Jini të vëmendshëm ndaj asaj që ndodh përreth jush. Kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonave apo kufjeve, kur ndodheni në ambiente publike.
– Ndiqni mediat lokale për t’u informuar mbi zhvillimet.
– Mbani gjithmonë një plan emergjence ose një strategji për t’u larguar në rast rreziku.
– Shmangni tërheqjen e vëmendjes dhe përpiquni të qëndroni sa më pak të ekspozuar”, thuhet në reagim.
Top Channel