Protestuesit futen brenda biznesit pranë qendrës, thyejnë xhamat dhe marrin orenditë, më pas i vënë flakën
13/10/2026 18:44
Protestuesit janë futur brenda një biznesi në qendër të Tiranës.
Ata i marrin orenditë dhe i djegin më pas në vatrat aktive që kanë në rrugë. Protestuesit kanë ndezur zjarr në mes të rrugës në Rrugën e Durrësit.
Ata kanë krijuar disa vatra zjarri në mes të rrugëve, te Mine Peza dhe Rruga e Durrësit, teksa po vijojnë të qëndrojnë në tubim prej më shumë se katër orësh.
Ata po djegin reklamat dhe tendat në zonat ku janë përqëndruar. Forca të shumtë policie po qëndrojnë në gatishmëri, përfshirë katër autobotë me presion uji.
Top Channel