Dita e 114 vjetorit të Pavarësisë është festuar edhe në Korçë, ngrihet flamuri para monumentit të Luftëtari Kombëtar

28/11/2026 12:06

Si çdo vit  festimet e 28 Nëntorit kanë nisur me ceremoninë zyrtare tek Monumenti i Luftëtarit Kombëtar.

Ndërsa në Katedralen Ngjallja e Krishtit është mbajtur mesha e flamurit nga Mitropoliti i Korçës Imzot Anastasi.

Në mesazhin e tij ai ka vendosur theksin tek rëndësia e simbolikës së kësaj dite duke bërë thirrje për të rinjtë që të gjejnë forcën për të qëndruar këtu dhe për emigrantët që të mos harrojnë vendlindjen

Top Channel