Tragjedi në SHBA/ Futet në rezidencë dhe ekzekuton katër persona para se t’i marrë jetën vetes

10/10/2026 10:49

Pesë persona u gjetën të vrarë me armë zjarri brenda një rezidence në Gjeorgjia të SHBA-së, ditën e djeshme.

Sipas një deklarate nga policia lokale, oficerët iu përgjigjën një thirrje për të shtëna me armë zjarri vonë natën dhe me të mbërritur në vendngjarje, gjetën pesë persona me plagë nga armë zjarri, të cilët u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Incidenti ndodhi në një rezidencë në Robin Lane, në anën jugore të lagjes Touchton Woods.

Konkretisht, një burrë dyshohet se qëlloi dhe vrau katër persona përpara se ta drejtonte armën nga vetja dhe t’i merrte jetën vetes.

Hetimi për rrethanat e tragjedisë është duke vazhduar, njoftoi policia.

Top Channel