‘Gjobat’ ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, burg për burrin e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj
Kuvendi refuzoi kërkesat e Sali Berishës dhe Tedi Blushit për heqjen nga rendi i ditës të ligjit për Reformën Territoriale. Në argumentin e tij, Berisha u shpreh:
“Në rast se ka mbetur një nanogram në labirintet e ndërgjegjes suaj të mykur, hidheni poshtë këtë projekt armiqësor ndaj qytetarëve. Hidheni poshtë këtë projekt për të cilin nuk ka qytetar që e voton. Hidheni poshtë dhe lejoni të shkohet në referendum.
Të pyesim qytetarët për këtë projekt madhor që ka të bëjë me të ardhmen e qytetarëve. Të dalim në referendum me dy variante dhe të lejojmë qytetarët të zgjedhin. Ju largoni qytetarët nga Shqipëria dhe si shushunja fryheni çdo ditë e më shumë”.
Fjalën për replikë e mori edhe kryetari i grupit të PS, Taulant Balla, i cili u shpreh i sigurt se reforma sot do të votohet.
“Sa i përket ligjit për Territorialen ne e kemi marrë dakordësinë e qytetarëve shqiptarë në 11 maj 2025, sepse kjo ka qenë pika e parë e programit tonë 2030. Ftesa ime për ju sot nuk është të mos diskutojmë. Do ta diskutojmë dhe do ta votojmë sot këtë pikë të rendit të ditës.
Ftesa ime për ju është që javën e ardhshme të ngremë komisionin e përbashkët për ndarjen e kompetencave. Sa herë ju kam parë unë të zgërdhiheni si sot… Keni një javë kohë të mendoheni, kjo sot do të votohet. Bëni gati propozimet. Do të shqyrtojmë edhe propozimin tuaj”, tha Balla mes të tjerash.
Pas votimit, Kuvendi i refuzoi të dyja kërkesat, teksa kryetari Peleshi sinjalizoi vijimin e seancës me rendin aktual të ditës së sotme.
Top Channel