GJKKO “fali” për 1 vit Greta Gjocin/ Me foshnjën 4-muajshe në krahë, e dënuara largohet nga burgu i Pojskës (Video)

08/10/2026 17:32

Pas monitorimit të një dite më parë nga Avokati i Popullit, GJKKO ka pezulluar dënimin me burgim për 33-vjeçaren Greta Gjoci, e cila ndodhej në burgun e Pojskës së bashku me foshnjën e saj 4-muajshe.

Këtë të enjte, rreth orës 16:30, familjarët e saj janë paraqitur pranë IEVP Pojskë për të marrë 33-vjeçaren.

Ajo është shfaqur me foshnjën në krahë, teksa largohet nga ambientet e burgut.

  U dënua me grupin e call center-ave e u dërgua në qeli me foshnjën, GJKKO “fal” për 1 vit Greta Gjocin dhe e liron, avokati i saj thyen bojkotin

Në dalje, ajo nuk ka pranuar të flasë për mediat, por familjarët e saj, jashtë kamerave, kanë falënderuar gjykatën dhe mediat për rastin.

Top Channel