Nëna me foshnjën në burg, Avokati i Popullit nis hetim për të dënuarën me 6 vite për mashtrim kompjuterik
07/10/2026 19:35
Greta Gjoci, e dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrimin me Call Center-at, është dërguar në burgun e Pojskës, pas dyerve të të cilit nuk hyri vetëm një e dënuar, por edhe një foshnjë vetëm 4 muajshe.
Një ekip nga Avokati i Popullit zbarkoi menjëherë në institucion për të verifikuar kushtet ku po akomodohet foshnja, e cila sipas ligjit mund të qëndrojë me nënën deri në moshën 3-vjeçare.
Avokati i Popullit sqaroi se kompetenca e tij kufizohet te monitorimi i të drejtave dhe kushteve njerëzore brenda institucionit, ndërsa vlerësimi përfundimtar për rastin do të bëhet publik pas analizimit të të gjitha provave.
Top Channel