Live Finlandë-Shqipëri/ Njësoj si në pjesën e parë, kuqezinjtë ndëshkohen sërish nga një goditje dënimi (Video)
Kërkesa për dorëheqje, 6 humbje në 5 ndeshjet e fundit, 3 nga të cilat radhazi duke barazuar një rekord që rezistonte që nga viti 1993. Dhe dy humbjet e fundit ishin me një diferencë prej 3 golash, gjë që nuk ndodhte që nga koha kur ekzistonte ende Bashkimi Sovjetik.
Vetëm këto mjaftojnë për të vulosur krizën totale të Vincenzo Montellas në pankinën e Turqisë, vetëm 6 muaj pas kualifikimit historik të skuadrës në Botërorin e këtij viti pas 24 vitesh mungesë. Nga hero në të akuzuarin kryesor, rruga ishte shumë e shkurtër për teknikun dhe ndeshja e së hënës ndaj Italisë në Bologna mudn të jetë vërtetë kapitulli i fundit i Montellës në pankinën e kombëtares turke.
Nga Bursa, ku pësoi një humbje 1-4 nga Të Kaltrit, në Liege ku Belgjika e mposhti pastër 3-0, nga tribunat u dëgjua shumë herë një kor unanim: ‘Montella dorëhiqu’, një kor që gjeti mbështetje edhe në media. ‘Fanatik’, një prej të përditshmet kryesore turke, ftesa që ai të largohet është e qartë. ‘Mendoj se është më mirë që të largohesh me raporte të mira, pa u dëmtuar më shumë-shkruan gazetari Tunç Kayacı teksa i drejtohej trajnerit-pas dështimit në botëror, një trajner që e nis Nations League me 3 humbje në 3 ndeshjet e para nuk do të qëndronhte në postin e tij, në asnjë vend tjetër të botës, përveçse këtu te ne…’.
Por Vincenzo Montella duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë.
‘Nuk dua t’iu kushtoj shumë vëmendje kritikave aktuale-tha ai-edhe unë, ashtu si futbollistët, luftoj në fushë me zemër’
Për Montellan, që nënvizon sesi mungesat e Calhanoglu, Yildiz e Kökçü janë një peshë e rëndë për t’u mbajtur, problemi thuajse më i rëndësishëm është pritshmëria për rezultate gjithnjë e më në rritje për kombëtaren turke në vitet e fundit.
‘Në këto 3 ndeshje kemi bërë vetëm një ndeshje; futbollin e luajtur në pjesën e parë ndaj Italisë-tha Montella pas ndeshjes me Belgjikën-duhej të reagonim dhe e bëmë sot. Statistikisht ishte një ndeshje e ekuilibruar, lojtarët tanë luftuan shumë nga fillimi në fund. Të jesh në Ligën A është një privilegj, jo një krim, kështu që duhet të vazhdojmë punën për t’u përmirësuar dhe për të dhënë maksimumin. Nuk po kritikoj futbollistët në asnjë mënyrë, por në futboll ka nivele të ndryshme dhe Liga A është një prej tyre’.
Është si të thuash se ndoshta skuadra është rritur më shpejt se ç’duhet dhe fusha ka treguar që lëvizja në futbollin turk nuk është ende në lartësinë e gjigantëve të Evropës. Dhe nuk duhet harruar se eliminimi i parakohshëm nga Botërori ka lënë gjurmë shumë të forta në mendjen e futbollistëve. Sigurisht me 3 humbje në 3 ndeshje dhe 1 gol të shënuar e 8 të pësuar, ndeshja në Bologna merr formën e shansit të fundit për Montellan; një tjetër humbje do të dënonte praktikisht Turqinë me rënie në Ligën B dhe trajneri, pavarësisht kontratës me rreth 2 milionë euro në vit deri në 2028, do të shkarkohej.
Top Channel