Irlandë-Izrael, sërish tensione përpara ndeshjes, kaos në konferencën për shtyp në prag të sfidës
Kombëtarja e Kosovës ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e radhës së Nations League me Austrinë që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës.
Skuadra e drejtuar nga Franco Foda ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore për këtë sfidë me Dardanët që do të kërkojnë të kthehen te fitorja pas barazimit pa gola me Izraelin.
Trajneri Franco Foda në konferencën për shtyp deklaroi se skuadra e tij është përgatitur për këtë përballje, ndërkohë që atmosfera te Dardanët duket se është shumë pozitive me futbollistët të përqendruar në maksimum. Lajmi i mirë për kombëtaren e Kosovës në këtë përballje është rikthimi në stërvitje i kapitenit Vedat Muriqi dhe portierit Aro Muric që duket se janë rikuperuar nga problemet fizike që kishin dhe që i lanë ata jashtë fushe në sfidën ndaj Izraelit.
Rikthimi i tyre shihet si një përforcim i rëndësishëm nga stafi teknik i Kosovës për këtë sfidë me Austrinë ku Dardanët do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë dhe mbështetjen e publikut të zjarrtë për të marrë maksimumin në këtë përballje ndaj skuadrës së Rangnick. Kosova është në Grupin B3 të Nations League dhe pozicionohet në vendin e dytë me 4 pikë pas Austrisë kryesuese me 7 pikë. Sfida mes Kosovës dhe Austrisë do të zhvillohet në orën 18:00 të kësaj të diele dhe do të transmetohet në platformën Digitalb
Top Channel