Franco Foda reagoi ndaj deklaratave të Ralf Rangnick që kritikoi gjendjen e fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës

Në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes mes Kosovës dhe Austrisë, trajneri i Kosovës deklaroi se kushtet janë të njëjta për të dyja skuadrat.

‘Fusha nuk është në gjendje shumë të mirë, për shkak se gjatë verës shumë ekipe kanë luajtur këtu. Ne e dimë që kjo gjendje e fushës vlen për të dyja ekipet. E kuptoj kritikën e Rangnick-deklaroi Franco Foda.

Foda e përqendroi vëmendjen e tij te ndeshja me Austrinë duke theksuar se skuadra e tij shkon e përgatitur

‘Jemi të përgatitur për Austrinë. E dimë që na pret ndeshje intensive duhet kemi kujdes në fazat e tranzicionit nga sulmi në mbrojtje dhe anasjelltas dhe këtu duhet të kemi kujdes në gjitha fazat e lojës. Tani e dimë që jemi vendas dhe kemi publikun mbrapa. Kjo na shërben me na jep energji tjetër-shtoi Franco Foda

Përsa i përket formacionit dhe mundësisë për të bërë ndryshime, Foda theksoi se vendimet merren pas analizës së çdo ndeshjeje

‘Pas çdo ndeshje e analizojmë ndeshjen dhe marrim vendime. Pas analizave në Izrael kemi treguar që mund të kemi një mbrojtje të qëndrueshme. Disa lojtarë kanë qenë të dëmtuara për këtë arsye ndaj Izraelit u desh që të bëjmë disa ndryshime dhe tani prapë ndaj Austrisë duhet të kemi energji më shumë, me shumë pasion dhe ndoshta do të duhet të kemi disa ndryshime-u shpreh trajneri gjerman.

Top Channel