U vu në pranga për ngacmim të nxënëses së mitur në Lushnje, mësuesi 60-vjeçar mbërrin në gjykatë/ Prokuroria kërkon arrest me burg
01/10/2026 10:55
Madrid Sula mësuesi 60 vjeçar nga fshati Thanasaj i Lushnjës pritet të përballet me togat e zeza për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Ai u arrestua pas denoncimi të prindërve të një nxënëseje 13-vjeçare për mesazhe me përmbajtje erotike.
Vajza i ka treguar fillimisht prindërve të saj dhe pasi këta i treguan mesazhet policisë u proçedua me arrestimin e mësuesit
Gjyqtari Noel Veizi do të vlerësojë dhe caktojë masën e sigurisë ndaj tij. Prokuror i çështjes Skerdi Sinanaj mësohet se ka paraqitur prova për të kërkuar si masë sigurie arrestin me burg.
Top Channel