Statusi i Saimir Tahirit në Facebook, miqtë e tij tregojnë për Top Channel çfarë pritet të thotë ish-ministri i brendshëm socialist
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, pas paraqitjes së letrave kredenciale te Presidenti Bajram Begaj.
Në reagimin e saj, ambasada thekson se Wendt dhe Begaj riafirmuan partneritetin mes dy vendeve dhe diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.
“Mirë se vjen, Ambasador Wendt! Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.
Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale”, shkruhet në postimin në rrjetet sociale të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Top Channel