Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Përplasen me automjetet e policisë, një i proceduar e dy në kërkim në Korçë Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër, në orën 15:03, u njoftua nga një qytetare për rënien e një zjarri në katin e parë të hotel Garden, në lagjen 18 Shtatori, Gjirokastër.
Menjëherë në vendngjarje u nis grupi i ndërhyrjes. Me mbërritjen u konstatua zjarr në kuzhinën e lokalit, ku u ndërhy me fikëse pluhuri dhe ujë.
Zjarri u izolua dhe u fik plotësisht në kohë, duke shmangur përhapjen e tij në ambientet e tjera. Nga verifikimet paraprake rezulton se zjarri ka ardhur si pasojë e pajisjes së gazit, ku ishte vendosur një tenxhere për ngrohjen e ujit, e cila kishte mbetur e ndezur.
Si pasojë pati vetëm dëme të vogla materiale. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur që zjarri të mos merrte përmasa më të mëdha.
Top Channel