Zjarr në një sipërfaqe me barishte në Durrës, banorët dhe shërbimi zjarrfikës i qytetit në luftë me flakët
18/09/2026 15:29
Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe në Sektor Rinia në Durrës.
Korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, raporton se banorët e zonës dhe shërbimi zjarrfikës i Durrësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Sakaq theksohet se zona ka prezencë të shumtë me barishte.
Top Channel