Aeroporti i Vlorës, nis arbitrazhi/ Reagon Pacolli: U pezullua prishja e kontratës. MIE: Fitore për ne
Me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, është vënë në pranga sot Kastriot Hasko, i akuzuar si përfituesi i paligjshëm i pronave, nën akuzë për veprat penale ‘Falsifikim i dokumenteve’, së bashku me Ertis Shehu dhe Bardhyl Kapaj, ish-drejtorë të ASHK-së Fier.
Sipas prokurorisë, Hasko, duke paraqitur si tituj pronësie dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, ka arritur të regjistrojë në bashkëpronësi të tij dhe katër personave të tjerë një sipërfaqe të konsiderueshme toke prej 1,143 hektarë të ndodhur në zonat kadastrale 3301 dhe 3358, Seman i Ri dhe Sheq Marinas, Fier.
Më pas, ky shtetas, duke u paraqitur me cilësinë e bashkëpronarit dhe përfaqësuesit edhe të bashkëpronarëve të tjerë, me anë të një prokure të posaçme të falsifikuar, u ka shitur këtë tokë dy shoqërive të ndryshme.
71-vjeçari Kastriot Hasko është ortaku i Vasil Bedinajt, i përfshirë në konfliktin për pronën në Palasë me biznesmenin Luan Muça.
Pak ditë më parë, Hasko në një reagim për Top Story, lidhur me këtë pronë në Palasë, u shpreh se trashëgimtar i kësaj prone, pasi tregoi se e ëma e tij e ka regjistruar këtë tokë në vitin ’96 në hipotekë.
Dokumentet e tokës në Palasë i janë referuar ndërkohë SPAK-ut, për dyshime falsifikimi.
“Jam Kastriot Hasko, historinë e kësaj prone e ka bërë e ndjera mamaja ime, nga Vunoi. Prona është trashëgimi dhe dokumentet mami im i ka bërë që në ’95 dhe në ’96 është regjistruar në hipotekë, po kemi vërtetim pronësie. Mund t’ua paraqes edhe dokumentet me avokaten. Unë jam trashëgimtar.
Bëhet fjalë për 37 hektarë, jam përfaqësues i të gjithë trashëgimtarëve, kam kontratë me Reginën, atë e gjeta biznesmen, kam bërë edhe kallëzime. Prona do vejë te i zoti. Le të shkojë jo në SPAK, po ku të dojë, dokumentacionet unë i kam të rregullta. Unë di të them që mua deri tani nuk më ka kërcënuar njeri. Unë nuk jam thirrur në SPAK dhe po të thirrem, do marr dokumentacionin. Atë pronën nuk e gëzon njeri, e kam regjistruar në hipotekë.
E kam regjistruar në ’96, mamaja ime. Është amaneti i nënës time, do ta çoj deri në fund. Le ta shpronësojë shteti dhe të bëjë detyrën e vet dhe secili të marrë lekët e veta. Le ta shpronësojë nuk kam kundërshtim. Unë jam trashëgimtar dhe do ta gëzoj atë që kam. Jam i kënaq, pesë lekë pesë lekë…”, u shpreh Hasko ditë më parë për Top Story.
Top Channel