Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Trupi gjykues konstatoi se krimet e kryera ishin të rënda dhe të përhapura gjerësisht, duke përfshirë 14 komuna të Kosovës dhe dy rrethe në veri të Shqipërisë.

Trupi gjykues konstatoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë penalisht përgjegjës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.

Pas shpalljes së aktgjykimit dhe dënimeve ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, seanca në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbyllur.

Aktgjykimi i shpallur sot është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë atë.

Top Channel