Ngërçi për pagat në gjyqësor, nis mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve

10/09/2026 10:15

Ka nisur mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, e thirrur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, me fokus çështjen e pagave në sistemin gjyqësor.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se mbledhja është e hapur për mediat vetëm gjatë fjalimit të Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Më pas, diskutimet mes gjyqtarëve do të vijojnë pa praninë e medias, ndërsa gazetarët do të rikthehen në fund për leximin e deklaratës përfundimtare.

Top Channel