“Në vilë donte do ndihej si në Jaht”, Agron Shehaj flet për Ballukun në ‘Top Story’: Është e vdekur politikisht

10/09/2026 21:20

I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ nga Grida Duma, kryetari i ‘Partisë Mundësia’, Agron Shehaj foli për hetimet e SPAK ndaj ish zv.kryeministren Belinda Balluku.

Sipas Shehajt në dosjen e SPAK ka komunikime mes Ballukut dhe arkitektit të saj për vilën në Green Coast.

“Diskutohet si ta bëjë vilën të duket si jaht, duke veshur pjesën e jashtme”, u shpreh Shehaj.

Më tej ai tha se sipas tij Belinda Balluku është e vdekur politikisht.

“Përgjimet janë të qarta. Për të gjithë ata që e kanë lexuar dosjen e SPAK, ka komunikime mes Ballukut dhe arkitektit të saj, ku diskutohet se si ta bëjnë vilën, se si ta bëjnë pishinën që të shkojë direkt në det. Si ta bëjë duke veshur pjesën e jashtme të vilës, që të ndihej si jaht. Ashtu është, kanë dalë komunikimet. Kanë dalë email-et. Fati i Belinda Ballukut është vulosur. Unë mendoj që Belinda Balluku, Erion Veliaj, të gjithë këta, fati i tyre është vendosur. Këta politikisht janë të vdekur. Ajo që ka të bëjë me fatin e Shqipërisë është qëndrimi i mazhorancës. Edi Rama, arsyet mund të jenë të shumta… Disa thonë që e mban peng, disa thonë që pas asaj e ka radhën ai… Por Edi Rama që nga ai moment i shpalli luftë drejtësisë. Deri sa erdhi rasti i Belinda Ballukut, propaganda e PS-së ishte që kur i zbulon SPAK-u, nuk i mbron më. Ndërsa me Belinda Ballukun ndryshoi. Aty preu në besë shqiptarët. Që nga momenti kur pengoi arrestimin e Belinda Ballukut”, tha Shehaj.

Top Channel