As paratë e Premier League nuk e rrëzojnë nga froni, Real Madridi mbetet skuadra më e vlefshme e Champions League. UEFA ul tensionin me “Los Blancos”
Anthony Gordon po shkruan një nga nisjet më mbresëlënëse në historinë e Barcelonës.
Sulmuesi anglez ka regjistruar 5 asistime në katër ndeshjet e para të tij në LaLiga, duke barazuar një shifër të arritur më parë vetëm nga Lionel Messi.
Gordon e kompletoi këtë statistikë në startin perfekt të Barcelonës në kampionat, ku katalanasit kanë fituar të katërta ndeshjet e para.
Në sfidën e fundit, Barcelona shkatërroi Valencian 5-0 në Mestalla, duke ruajtur kreun e renditjes me 12 pikë të plota. Gordon ishte sërish protagonist, duke dhënë asistimin për golin e Fermín López në pjesën e parë.
Ky ishte kontributi i tij i pestë me asistim në vetëm katër takime.
Statistika bëhet edhe më e jashtëzakonshme kur krahasohet me fillimin e sezonit të Lionel Messit në 2011/12.
Argjentinasi kishte dhuruar 5 asistime në katër ndeshjet e para të LaLigës, shifër që tani është barazuar nga Gordon.
Për anglezin, gjithçka ka nisur në mënyrë spektakolare.
Në debutimin ndaj Elches, Gordon hyri nga stoli dhe regjistroi dy asistime brenda pak minutash, duke ndihmuar Barcelonën të fitonte 5-0.
Më pas, ai vazhdoi të ishte vendimtar në ndeshjet e tjera, ndërsa ndaj Rayo Vallecanos dha dy asistime në fitoren 5-2.
Në Mestalla erdhi asistimi tjetër, duke e çuar totalin në pesë.
Top Channel