Fshati që u dogj dy herë, banorët kërkojnë verifikimin e dëmeve dhe dëmshpërblim të menjëhershëm

07/09/2026 19:48

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu tre ditë më parë fshatin Vadhizë, duke u përhapur në territorin e tre njësive administrative.

Frakull, Levan dhe Qendër ka lënë pas dëme të konsiderueshme për banorët e zonës. Pyje, kullota dhe ullinj janë shkrumbuar, ndërsa për banorët momentet e zjarrit kanë qenë një përvojë e vërtetë tmerri.
Kjo është hera e dyte qe fshati Vadhizës digjet. Tre vite më parë, në vitin 2023, një tjetër zjarr shkrumboi ullishtet e zonës dhe nuk kane marre asnjë dëmshpërblimin.

Për shumë familje, ullishtet dhe vreshtaria përbëjnë të vetmin burim të ardhurash dhe ato kërkojnë ngritjen sa më të shpejtë të grupeve të verifikimit të dëmeve dhe dëmshpërblimin

 

Top Channel