Aksident në aksin Gramsh-Cërrik, motori përplas këmbësoren dhe largohet nga vendngjarja
07/09/2026 19:40
Një grua ka mbetur e plagosur mbrëmjen e sotme në aksin Gramsh-Cërrik, pasi u përplas nga një motor që lëvizte me shpejtësi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:25. Si pasojë e goditjes, këmbësorja pësoi dëmtime të shumta, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili menjëherë pas aksidentit u largua nga vendngjarja
Top Channel