Alarmohet Varshava, një objekt ajror nga Bjellorusia shkel hapësirën ajrore polake
Një 64-vjeçare është gjetur gjallë 11 ditë pasi përmbytjet shkatërruese përfshinë rajonin e lumit Bhotekoshi në Nepal.
Chandika Shrestha u gjet e bllokuar në katin e katërt të një banese katërkatëshe në zonën Betravati, në distriktin Nuwakot. Ndërtesa ishte pothuajse tërësisht e mbuluar nga balta, shkëmbinjtë dhe mbeturinat e sjella nga përmbytjet.
Ekipet e kërkim-shpëtimit që po punonin në zonë dëgjuan zëra të dobët që vinin nga brenda ndërtesës së dëmtuar. Pas kësaj, shpëtimtarët ndaluan përdorimin e makinerive të rënda dhe nisën të largonin me kujdes materialet, derisa arritën të hapnin një vrimë në mur dhe ta nxirrnin gruan.
Shtëpia e Shresthës ishte marrë nga ujërat dhe më pas ishte mbuluar nga një sasi e madhe balte. Ajo kishte mbetur e bllokuar në katin e sipërm, ndërsa pjesa tjetër e ndërtesës ishte shkatërruar.
Woman rescued in Nepal on the 11th day after the flood
The victim was found alive on the fourth floor of a flooded house in Betravati. Rescuers had to break through a wall, after which she was evacuated and taken to hospital.
According to the latest figures, 1,344 people have… pic.twitter.com/dnztrZbLd5
— NEXTA (@nexta_tv) September 5, 2026
Pas shpëtimit, 64-vjeçares iu dha menjëherë ujë dhe ndihma e parë. Më pas ajo u transportua me helikopter drejt një spitali në Katmandu, ku po merr trajtimin e nevojshëm.
Shpëtimi i saj është konsideruar një mrekulli, pasi ajo kishte qëndruar e bllokuar për gati dy javë në kushtet e një prej fatkeqësive më të rënda natyrore që ka goditur Nepalin vitet e fundit.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, të shkaktuara nga reshjet intensive dhe rrjedhat e fuqishme të ujit në lumenjtë Bhotekoshi dhe Trishuli, kanë shkaktuar qindra viktima dhe kanë lënë mijëra persona të zhdukur.
Historia e Chandika Shresthës ka sjellë një moment shprese mes tragjedisë, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e personave të tjerë që ende rezultojnë të zhdukur.
Top Channel