Demi vret një grua 64-vjeçare në një festival në Spanjë, video e momentit të sulmit

06/09/2026 15:59

Një grua 64-vjeçare ka humbur jetën të shtunën në mëngjes, më 5 shtator, pasi u godit nga një dem gjatë një gare me dema në qytetin Aýna, në Albacete të Spanjës.

Një grua 64-vjeçare ka humbur jetën të shtunën në mëngjes, më 5 shtator, pasi u godit nga një dem gjatë një gare me dema në qytetin Aýna, në Albacete të Spanjës.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë festimeve lokale, ndërsa gruaja po ndiqte garën. Sipas autoriteteve lokale, ajo ndodhej jashtë barrierave mbrojtëse të vendosura përgjatë itinerarit, kur njëri prej demave e sulmoi.

Kryebashkiaku i Aýnës, Juan Ángel Martínez, tha se gruaja qëndroi e palëvizshme pranë një barriere në lagjen Las Cuevas në momentin kur demat nisën të vraponin. Njëri prej tyre u shkëput dhe e goditi.


Shërbimi i urgjencës i Castilla-La Mancha mori një telefonatë rreth orës 10:55 dhe në vendngjarje u dërgua edhe një helikopter mjekësor.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve mjekësore, 64-vjeçarja ndërroi jetë nga plagët e rënda gjatë transportimit drejt pistës së helikopterit.

Sipas kryebashkiakut, viktima ishte me origjinë nga Katalonja dhe jetonte me familjen e saj në një zonë të Sierra del Segura.

Gjatë së njëjtës garë, një tjetër burrë, rreth të 60-ave, u plagos në dorë pasi u sulmua nga një dem tjetër.

Pas tragjedisë, kryebashkiaku njoftoi pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara për të shtunën. Festimet lokale në nder të Zonjës së Santa María de los Altos ishin parashikuar të vijonin deri më 8 shtator.

Top Channel