Zjarri në Peshtan dhe Frakull lokalizohet, situata nën kontroll, zjarrfikësit vijojnë monitorimin e vatrave

05/09/2026 21:39

Zjarri që përfshiu zonat e Peshtanit dhe Frakullës është lokalizuar, ndërsa situata në terren paraqitet nën kontroll.

Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, flakët janë vënë nën kontroll dhe aktualisht në zonë ndodhen disa mjete dhe efektivë zjarrfikës, të cilët po monitorojnë vazhdimisht situatën.

Fokusi i tyre është parandalimi i çdo riaktivizimi të mundshëm të vatrave të zjarrit, duke qëndruar në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë në rast se flakët shfaqen sërish.

Pavarësisht lokalizimit të zjarrit, autoritetet vijojnë të mbajnë nën vëzhgim zonën për të garantuar sigurinë dhe për të shmangur përhapjen e mundshme të flakëve.

Top Channel