Dhelprat e çakejtë zbresin në Peshtan/ Banorët humbasin shpendët, shtimi i egërsirave rrezikon të ardhurat e familjeve

05/09/2026 15:23

Banorët e fshatit Peshtan në Fier po përballen prej një periudhe të gjatë me një problem që po u shkakton dëme të konsiderueshme ekonomike.

Gjatë natës, egërsira si dhelprat dhe çakejtë sulmojnë shpendët shtëpiakë, duke u shkaktuar humbje të vazhdueshme familjeve të zonës.

Sipas banorëve, numri i dhelprave është shtuar ndjeshëm kohët e fundit dhe janë të shumta familjet që kanë mbetur pa shpendët që mbarështojnë.

Për shumë prej tyre, mbarështimi i shpendëve është një nga burimet kryesore, madje për disa familje edhe i vetmi burim të ardhurash. Banorët thonë se e kanë të vështirë të mbrojnë vetë shpendët, ndërsa nuk mund të përdorin armë gjahu, pasi rrezikojnë të përballen me pasoja ligjore.

Banorët shprehen se nëse nuk gjendet një zgjidhje, egërsirat që gjenden në pyjet përreth fshatit mund të shtohen edhe më shumë, duke i detyruar shumë familje të heqin dorë nga mbarështimi i shpendëve.

Top Channel