Kupa e Gjermanisë, Bayern likuidon Osnabrück dhe kalon në raundin tjetër
Borussia e Dortmundit fitoi një tjetër ndeshje në Bundesligën gjermane. Këtë radhë skuadra verdhezi mposhti jo pa vuajtje Hoffenheim në fushën e këtij të fundit me rezultatin 3-2.
Ishte pikërisht Hoffenheimi që mori avantazhin me anë të futbollistit shqiptar Leon Avdullahu për të marrë avantazhin 1-0. Hoffenheimi ia komplikoi gjërat Borussia Dortmund në fillimin e pjesës së dytë kur shënoi edhe golin e dytë me Lemperle për të thelluar avantazhin në 2-0.
Ky gol i dytë duket sikur e zgjoi Borussia Dortmund që në minutën e 61 shkurtoi diferencën në 2-1 me Guirassy. Vetëm 5 minuta më vonë verdhezinjtë barazuan shifrat në 2-2 me Fabio Silvan.
Kur dukej se kjo sfidë po i drejtohej një tjetër barazimi, një tjetër futbollist shqiptar që luan në radhët e Hoffenheimit Albian Hajdari shënoi autogol duke i dhënë mundësinë Borussias së Dortmundit të përmbysë rezultatin në 3-2 dhe si rrjedhojë të regjistrojë edhe fitoren e dytë radhazi duke shkuar në 6 pikë të plota ndërkohë që për Hoffenheim kjo është humbja e dytë në po kaq ndeshje.
Elversberg vijon të surprizojë në këtë fillim sezoni në Bundesligën gjermane. Pasi mposhti Bayer Leverkusen javën e kaluar, kjo skuadër që këtë vit është ngjitur në elitën e futbollit gjerman mundi Borussua Moenchengladbach në fushën e kësaj të fundit 4-3. Ndërsa vetë Bayer Leverkusen e la pas krahëve humbjen e javës së kaluar teksa këtë të shtunë shkatërroi Union Berlin me rezultatin 4-0. Fitore shënoi edhe Ëerder Bremen që mposhti Leipzig me rezultatin 3-1.
Top Channel