Ditën e premte te Barcelona u përcaktuan pesë kapitenët që do të drejtojnë skuadrën në fushë në sezonin 2026/27. Në krahasim me vitin e kaluar, ky proces pati shumë ndryshime me disa hyrje të reja, humbjen e meritave të ndokujt dhe largimet e ndonjë futbollisti me peshë.

Sipas asaj që publikohet te ‘Mundi Deportivo’ dhe AS’, e reja e madhe është se dy prej kapitenëve nuk shkuan në votimel, por u zgjodhën nga vetë trajneri Hansi Flick. Bëhet fjalë për Raphinhan dhe Pedrin që do të jenë dy kapitenët e parë të skuadrës. Pjesa tjetër e kapitenëve, 3 të tillë, iu nënshtruan votimit duke marrë parasysh se në fillim duhet të prezantoheshin si kandidatë. Në këtë rast, të zgjedhurit nga grupi i futbollistëve ishin Eric Garcia, Frenkie De Jong dhe Lamine Yamal.

Në këtë pikë bie në sy emri i futbollistit të ri brenda pesëshes së kapitenëve si dhe rënia në hierarki e mesfushorit holandez që kalon nga kapiten i dytë në të katërt. Kujtojmë se si Raphinha ashtu edhe Pedri ishin kandidatë për kapitenë edhe sezonin e kaluar, ndërsa prania e Eric Garcia ishte praktikisht e sigurt për këtë sezon si për lidershipin ashtu edhe për autoritetin në grup.

Mbeti jashtë skuadrës së kapitenëve Gavi që shihej si një prej favoritëve për të qenë pjesë e kësaj pesësheje. Sidoqoftë ai që ka humbur më shumë terren është pikërisht De Jong që pa të humbiste shkallë në hierarki sa hap e mbyll sytë. Sigurisht që dyshimet e ngritura nga dëmtimi i tij në gjurin e djathtë, me mundësinë që t’i nënshtrohet operacionit nuk e ndihmuan  në procesin e votimit për shiritin e kapitenit.

Tjetër mungesë e rëndësishme në krahasim me sezonin e kaluar është Ronald Araujo që u shpall një prej kapitenëve të skuadrës pas largimit të Marc Andre Ter Stegen. Transferimi i tij te Liverpool i hapi dyert një grupi të ri futbollistësh për të marrë shiritin e kapitenit.

Top Channel