Zjarri në Himarë merr përmasa të frikshme, digjet një banesë, flakët i afrohen shtëpive të tjera
Protesta e qytetarëve kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike vijon prej 97 ditësh, ndërsa mbrëmjen e sotme protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt Kryeministrisë.
Gjatë protestës janë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët kanë kërkuar edhe arrestimin e tij.
Një prej protestuesve u bëri thirrje qytetarëve që protesta të marrë përmasa më të mëdha, duke kërkuar rrethimin paqësor të institucioneve kryesore të vendit.
“Të gjithëve u bëj thirrje që kjo protestë të përshkallëzohet. Të rrethojmë në mënyrë paqësore Parlamentin, Kryeministrinë dhe jam i bindur që Evropa do të veprojë. Shqipëria po bën revolucion, ka ardhur momenti historik”, deklaroi protestuesi.
Më herët, pas tensioneve të regjistruara pranë Kryeministrisë, u liruan edhe 14 protestues të cilët ishin arrestuar nga policia.
Top Channel