Çfarë po ndodh te Argjentina, pas Lionel Messit, largohet edhe Scaloni?
Tani erdhi edhe zyrtarizmi. Gabriel Martinelli largohet nga Arsenali dhe është përfundimisht futbollist i Al Hilal në kampionatin arab të futbollit për të punuar nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi.
Prej javësh u fol për një transferim të mundshëm të brazilianit në Serie A, por kostot e transferimit të tij lanë menjëherë të kuptohej se braziliani do të ishte një ‘mollë e ndaluar’ për klubet italiane.
Dhe në fakt, tashmë dihen shifrat e operacionit të transferimit të futbollistit flasin për një vlerë totale prej 170 milionë eurosh; nga këto 70 milionë euro i kalojnë Arsenalit për kartonin e futbollistit, ndërsa vetë Gabriel Martinelli nënshkroi një kontratë 4 vjeçare me një pagë prej më shumë se 20 milionë euro në sezon.
Shifra marramendëse këto që janë të pakta skuadrat që mund t’ia lejojnë vetes për t’i investuar për një futbollist.
Top Channel