Sulm me dronë në Odesa të Ukrainës, 17 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Meksikën, ku një muzikant i njohur, gruaja e tij shtatzënë, vajza e tyre 3-vjeçare dhe dadoja e familjes janë gjetur të vrarë në një apartament pranë Mexico City.
Mes viktimave ishte Jonathan Meléndez, 38 vjeç, tastieristi i grupit të njohur indie rock Camilo Séptimo. Gruaja e tij, Ana Paula, 35 vjeç, ishte katër muajshe shtatzënë. Viktimë ishte edhe dadoja 21-vjeçare, Aleida Romero Victorio, e cila punonte për familjen.
Sipas autoriteteve meksikane, tre prej viktimave, përfshirë vajzën 3-vjeçare, u qëlluan në kokë, ndërsa një tjetër u qëllua në shpinë. Dy prej viktimave u gjetën me duart e lidhura. Edhe qeni i familjes u gjet i ngordhur, me këmbët e lidhura. Në apartament u gjet i gjallë edhe një djalë 6-vjeçar, i cili nuk kishte pësuar lëndime.
Autoritetet dyshojnë se vrasjet kanë ndodhur të martën, në harkun kohor nga ora 17:30 deri në 19:40.
Një ditë pas ngjarjes, autoritetet arrestuan dy burra të dyshuar për përfshirjen në vrasjen e shumëfishtë. Njëri prej tyre, i identifikuar si Diego Sebastián “N”, dyshohet se është autori i mundshëm i krimit. Një tjetër, Gerardo “N”, po hetohet për përfshirjen e tij të dyshuar.
Sipas autoriteteve, njëri prej të dyshuarve dyshohet se ka shfrytëzuar marrëdhënien e tij me një prej viktimave për të hyrë në banesë.
Hetimet vijojnë për të zbardhur motivin dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë, grupi Camilo Séptimo ka reaguar për vdekjen e Meléndez, duke e përshkruar atë si një figurë që do të kujtohet me dashuri dhe mirënjohje.
Top Channel