Kapriçot e motit në Devoll/ Reshje breshëri për rreth 30 minuta në disa fshatra, ende nuk dihen dëmet në bujqësi
“Në vijim të komunikimit me Ministrinë e Financave, Dega e Thesarit nuk mund të procedojë me ekzekutimin e diferencave të pagave muajit gusht deri në përfundimin e verifikimit nga strukturat përgjegjëse”, ky është një nga e-mailet e dërguara degëve të financave të çdo gjykate që provon bllokimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Por gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se bllokimi i pagave ka ndodhur edhe për administratën, ku dhjetëra sekretarë gjyqësorë, shoferë, pastrues dhe roje të godinave nuk kanë marrë pagën si pasojë.
Nga bisedat që gazetarja Hoxha pati gjatë ditës me punonjës të administratës së disa gjykatave, ata u shfaqën të shqetësuar.
“Kam kredinë për të paguar”, u shpreh një nga sekretaret gjyqësore në anonimitet.
“Nuk më intereson fare se çfarë ndodh me gjyqtarët e prokurorët apo me këdo. Kërkoj të drejtën time”, u shpreh zonja.
Me formulën e re të Gjykatës Kushtetuese që u zbatua nga KLGJ dhe KLP duke mos pritur Kuvendin, gjyqtarët dhe prokurorët fituan rritje rroge.
Nga kjo gjë nuk përfiton administrata gjyqësore dhe administrata e prokurorive dhe megjithatë edhe ata janë “ndëshkuar”.
Sekretaret gjyqësore paguhen 85,000-90,000 lekë neto, ndërsa sanitaret, rojet e sigurisë dhe nëpunësit gjyqësorë 50,000 lekë neto.
Top Channel