“Jam i lumtur që Harry dhe Meghan u larguan nga SHBA”, Trump: Ata nuk e trajtuan mirë familjen mbretërore, unë nuk do t’i pranoja përsëri

03/09/2026 08:31

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte “i lumtur” që Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle ishin larguar nga SHBA dhe ishin kthyer në Britani, duke thënë se ndoshta nuk do t’i mirëpriste ata përsëri.

Kur u pyet nga gazetarët për çështjen e “vizitorëve të huaj” dhe kthimin e çiftit në Britani, presidenti i SHBA-së tha se ishte “i lumtur” për këtë.

“Shikoni, unë nuk isha një fans i tyre. Kisha një marrëdhënie shumë të mirë me Mbretëreshën Elizabeth dhe Mbretin Charles, e njihja si princ dhe tani si mbret, e kam njohur prej kohësh. Ai është një person i mrekullueshëm dhe mendoj se ata ishin shumë të pa respekt ndaj familjes mbretërore. Nuk më pëlqeu mënyra se si vepruan”, tha presidenti amerikan.

“Mendoj se ishte mungesë respekti ndaj mbretëreshës, mbretit… Nuk e di, ndoshta unë jam ndryshe, unë, sinqerisht, nëse do të isha familja mbretërore, nuk do t’i pranoja ata përsëri”, përfundoi Trump.

Top Channel