Shoferi i autobusit me nxënës tenton të shmangë përplasjen me motorin dhe bie në liqen, humbin jetën pesë vajza Rusia do të mbyllë qendrat kulturore të Institutit Goethe në vend, pas akuzave të Gjermanisë se Moska qëndron pas një tentative sulmi me dron në aeroportin e Leipzigut.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se qendrat gjermane do të mbyllen në Moskë, Shën Petersburg dhe Jekaterinburg.
Vendimi vjen pasi Gjermania njoftoi mbylljen e një qendre kulturore ruse në Berlin, si dhe të një konsullate ruse në Bon.
Lavrov e cilësoi vendimin gjerman si të qëllimshëm dhe tha se ai do të çojë në përfundimin e pranisë kulturore të Gjermanisë në Rusi. “Ata ndërmorën qëllimisht këtë hap”, tha Lavrov, në deklaratat e cituara nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Instituti Goethe, organizata gjermane për kulturën dhe gjuhën, u hap për herë të parë në Moskë në vitin 1992, menjëherë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Mbyllja e qendrave shënon një tjetër përshkallëzim në marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes Moskës dhe Berlinit.
Top Channel