Droni me eksplozivë në aeroportin e Leipzigut, Britania thërret diplomatin rus dhe akuzon Moskën për kërcënim ndaj sigurisë

03/09/2026 13:32

Londra ka thirrur diplomatin më të lartë rus në vend, pas incidentit me një dron të mbushur me eksplozivë në aeroportin e Leipzigut në Gjermani.

Ministria e Jashtme britanike e ka dënuar incidentin si një “sulm të rëndë dhe të pamatur”, duke akuzuar shtetin rus për përpjekje të vazhdueshme për të cenuar sigurinë e përbashkët.

Thirrëm sot të ngarkuarin me punë të Rusisë për ta dënuar sulmin në termat më të fortë”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike.

Sipas Londrës, incidenti i muajit të kaluar në aeroportin e Leipzigut është pjesë e një modeli më të gjerë veprimesh që synojnë të minojnë sigurinë e vendeve evropiane.

Moska i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si “absurde”.

Incidenti vjen në një kohë tensionesh të larta mes Rusisë dhe vendeve perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë.

Top Channel