Presidenti i FSHF, Armand Duka në Komitetin e Medias së UEFA, drejton mbledhjen e mbajtur në Lituani
Një rrëfim i bujshëm i ish-arbitrit Mike Dean ka tronditur botën e arbitrimit në Angli.
Një prej gjyqtarëve më të njohur të Premier League ka pranuar se gjatë ndeshjeve luante “lojëra” me bilbilin dhe me pozicionimin e tij në fushë. Dean ka zbuluar se në disa ndeshje të Premier League arrinte të qëndronte 20 deri në 25 minuta pa i rënë bilbilit, vetëm për të parë se sa gjatë mund ta linte lojën të vazhdonte.
Por kjo nuk ishte e vetmja “sfidë”. Ish-arbitri tregon se në një tjetër rast kishte kaluar rreth 15 minuta pa dalë fare nga rrethi i qendrës, duke e konsideruar gjithçka si një shaka mes tij dhe arbitrave të tjerë.
“E lija lojën të vazhdonte”, rrëfeu Dean, i cili drejtoi plot 553 ndeshje në Premier League gjatë karrierës së tij. Deklaratat kanë shkaktuar reagime të ashpra në Angli. Organizata që përfaqëson arbitrat e elitës ka shqyrtuar pretendimet, por nuk ka gjetur prova që konfirmojnë se këto lojëra kanë ndodhur realisht.
Ndërkohë, Ref Support UK e ka cilësuar rrëfimin si “skandaloz”, duke paralajmëruar se fjalët e Dean mund t’u japin një tjetër argument tifozëve dhe lojtarëve që abuzojnë me arbitrat. “U ka dhënë një armë të artë atyre që abuzojnë me arbitrat”, deklaroi drejtuesi Martin Cassidy, i cili e akuzoi Dean se është “i dëshpëruar për t’u parë si një prej djemve”.
Por më e çuditshmja është se Dean, edhe pse tashmë ish-arbitër, pranon se vazhdon të kritikojë gjyqtarët kur shkon në stadium. “Kur arbitri gabon, ai do ta marrë atë që i takon. Është pjesë e lojës”, tha ai.
Top Channel