Bayerni i Mynihut bëri detyrën dhe u kualifikua pa shumë probleme në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë. Fituesit në fuqi të kompeticionit eliminuan në transfertë Osnabrück duke e mundur me rezultatin e thellë 4-1 ku ata që udhëhoqën bavarezët ishin Harry Kane dhe Olise.

Ishte nje sfidë që nisi në mënyrë surprizë pasi Osnabrück gjeti golin e avantazhit që në minutën e 5 me Meissner. Por Bayerni reagoi shpejt dhe pas vetëm 13 minutash barazoi shifrat në 1-1 me Harry Kane. Pas këtij momenti kampionët e Gjermanisë nuk kthyen më kokë prapa dhe në minutën e 24 Bischof  shënoi golin që përmbysi gjithçka në këtë ndeshje duke i dhënë skuadrës së Vincent Kompany avantazhin 2-1.

Pas pushimit të ndeshjes Bayerni i Mynihut shënoi edhe 2 herë të tjera. Në minutën e 73 Olise e çoi rezultatin në 3-1 për të besuarit e Vincent Kompany, ndërkohë që fitoren përfundimtare e 4-1 e vulosi pikërisht Harry Kane me anglezin që plotësoi dygolëshin e tij personal në këtë ndeshje.

Në 5 shtator do të hidhet shorti i raundit të dytë të Kupës së Gjermanisë dhe risia historike është se për herë të parë do të përdoret sistemi VAR në të gjitha ndeshjet e këtij raundi.

Top Channel