Prapaskenat e merkatos/ Agjenti i Kessié sulmon Juven: Ju tregoj pse dështoi transferimi te bardhezinjtë
Pas disa sesionesh verore të merkatos të kryera me kufizime për shkak të situatës ekonomike dhe rregullit të famshëm të La Liga 1:1, Barcelona këtë verë manovroi më lirisht falë edhe një rikuperimi financiar duke bërë investime të rëndësishme
Edhe pse katalanasit nuk ia dolën dot të realizonin blerjen e Julian Alvarez, shuma e shpenzuar në këtë sesion të merkatos nga kampionët e Spanjës është 184 milionë euro. Blerja më e kushtueshme e kësaj vere për Barcelonën ishte ajo e Anthony Gordon për të cilin klubi blaugrana i pagoi Neëcastle, plot 80 milionë euro. Por blerja më e bujshme dhe më intriguese ishte ajo e Rodrit.
Kur opinioni publik e bëri fakt të kryer kalimin e kapitenit të La Roja te Reali i Madridit, mesfushori pa me sy të mirë një lëvizje te Barcelona dhe kështu refuzoi Los Blancos duke autorizuar katalanasit të hyjnë në bisedime me Manchester City. Barcelona pagoi 60 milionë euro për madrilenin, shifër së cilës i shtohen edhe bonuset. Në një tjetër operacion të rrufeshëm, Deco siguroi transferimin e Adeyemi në Katalonjë për vlerën e 22 milionë eurove dhe në ditët e fundit të merkatos në një kohë rekord u mbyll edhe operacioni për transferimin e Gabriel Jesus për vetëm 10 milionë euro.
Përsa iu përket transferimeve të tjera(Cancelo erdhi falas), ato janë për të ardhmen; Bisiëu, talenti premtues i akademisë së Brugge erdhi për 8.5 milionë euro, portieri kroat Livakovic kushtoi 2 milionë euro dhe blerja e egjiptianit Hamza nga Al Ahly u mbyll për 1.5 milionë euro
Por Drejtori Sportiv i Barcelonës, arriti edhe të sigurojë të ardhura nga shitjet e futbollistëve. Të ardhurat më të mëdha erdhën nga transferimi i Ferran Torres te Paris Saint Germain për 48.5 milionë euro, me sulmuesin që kishte edhe 1 vit kontratë me Barcelonën. Kalimi i Ansu Fati te Monaco solli 11 milionë euro të tjerë në arkat e kampionëve të Spanjës. Po kjo shifër prej 11 milionë eurosh u sigurua nga kalimi i Tommy Marques te Sporting Braga. Hector Fort u transferua te Real Sociedad për 8.5 milionë euro, kurse Inaki Pena me largimin e tij i dha 3 milionë euro Barcelonës. Një merkato kjo e blaugranave që për të mirë apo për të keq, i mungoi Julian Alvarez.
Top Channel