Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka reaguar pas njoftimit për ndryshimin e mënyrës së kryerjes së inspektimeve ndaj bizneseve.
Përmes një postimi, Hajdari shprehet i kënaqur për zhvillimin, duke theksuar se gjatë kohës që drejtonte Inspektoratin e Përgjithshëm është punuar për një reformë që, sipas tij, ishte në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe në favor të biznesit dhe qytetarëve.
Hajdari, i cili si ish-kryeinspektor udhehoqi reformen e inspektimeve, dha doreheqjen nga kjo detyre per te marre drejtimin e prefektures se Tiranes.
“I lumtur! Si ish-Inspektor i Përgjithshëm prej 10 vitesh, finalizova një reformë të standardeve të BE, por dhe shumë favorizuese për biznesin, sipërmarrjen e qytetarët.
Sot, është koha të merret produkti i realizuar me shumë mund, djersë e përkushtim”, shkruhet në postimin e prefekturës.
Top Channel