Juventusi ka qendërsulmuesin e tij, Woltemade nënshkroi kontratën, David kalon te Atletico Madrid
Serie A mirëpret një tjetër Robinho. Bëhet fjalë për Robinho jr, djalin e ish sulmuesit të Milanit dhe Realit të Madridit. Futbollisti 18 vjeçar në ditën e fundit të merkatos u transferua te Genoa e Daniele De Rossit dhe do të nisë atë që do të jetë aventura e tij e parë jashtë Brazilit dhe të mendosh se Robinho Jr vetëm përpara 2 vitesh debutoi në skuadrën e parë të Santosit.
Klubi italian e siguroi shërbimin e Robinho Jr në formë huazimi me opsion blerjen e tij për 8 milionë euro. Nga ana e tij Santosi do të ketë të drejtën e përfitimit të 10% të të ardhurave nga të drejtat ekonomike të futbollistit. Marrëveshja përfshin gjithashtu edhe një bonus prej 2 milionë eurosh nëse Robinho Jr grumbullohet me kombëtaren U20 apo kombëtaren e madhe të Brazilit apo Italisë.
Në fakt, sipas medias italiane, futbollisti nuk e përjashton mundësinë të luajë me Të Kaltrit nëse do të marrë një telefonatë nga 4 herë kampionët e botës.
Robinho Jr ka qenë një opsion për ekipe të ndryshme spanjolle dhe angleze, sidomos ato të Championship. Por në fund zgjodhi të shkojë në futbollin italian, siç bëri edhe babai i tij para më shumë se 12 vitesh kur la Manchester City për të nënshkruar me Milanin.
Top Channel