Juventusi ka qendërsulmuesin e tij, Woltemade nënshkroi kontratën, David kalon te Atletico Madrid
Yousouff Fofana qëndron te Milani, për momentin. Kalimi i mesfushorit francez te Olympique Lyon dështoi vetëm pak sekonda nga mbyllja e merkatos së transferimeve të kësaj vere.
Faji ishte i gjithi i një tjetër futbollisti me mbiemrin Fofana, Malick me këtë të fundit që nuk u largua nga skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca pas orësh të tëra beteje mes Sunderland dhe Crystal Palace.
Operacioni për kalimin e futbollisti belg nuk mundi dot të mbyllej brenda orës 20:00 dhe kjo solli edhe bllokimin e transferimit të Youssouf Fofana te Lyon.
jë surprizë e hidhur kjo për futbollistin francez që tani do të duhet të shpresojë në ndonjë propozim konkret nga Turqia(e kërkuan Besiktas dhe Galatasaray) për të evituar qëndrimin jashtë skuadre te Milani deri në muajin janar.
Top Channel