Juventus e ka më në fund qendërsulmuesin e tij të dytë. Pas Kolo Muani, Luciano Spalletti do të ketë nën urdhrat e tij edhe Nick Woltemade i cili vjen nga Newcastle në formë huazimi, ndërkohë që largohet Jonathan David te Atletico Madrid

Juventus-Woltemade, shifrat

Sulmuesi 24 vjeçar gjerman mbërriti në Torino në orët e drekës pasi u sistemuan edhe detajet e fundit. Ai vjen në formë huazimi për 3.6 milionë euro plus 500 mijë euro te tjerë të mundshëm si bonus dhe do të përfitojë një pagë prej 4.4 milionë euro. Newcastle i hapi rrugën e largimit pasi siguruan zëvendësuesin e tij, belgun Matias Fernandez Pardo nga Lille për 55 milionë euro. Ndërkohë, Woltemade kishte pasur disa kontakte me Luciano Spallettin

‘Jam shumë i lumtur që jam këtu, ju pres në Allianz Stadium për të realizuar gjëra të mëdha së bashku’-ishin fjalët e para të qendërsulmuesit gjerman

David-Atletico Madrid shifrat

Ai që i lë vendin te bardhezinjtë, Woltemades, është Jonathan David që është zyrtarisht futbollist i Atletico Madrid, siç e konfirmuan të dy klubet në komunikatat e tyre zyrtare. Jonathan David kalon te Los Colchoneros në formë huazimi deri në 30 qershor të 2027 me skuadrën madrilene që ka të drejtën për blerjen e kanadezit për 25 milionë euro të pagueshme në 4 faza.

Jonathan David udhëtoi menjëherë drejt Madridit dhe bëri deklaratën e tij të parë si futbollist i Atleticos. ‘Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një klub me shumë ambicie. Objektivi çdo sezon është fitorja e një trofeu-ishin fjalët e David.

Kështu, te Juventusi, Luciano Spalletti ka në dispozicion dy sulmues me shumë potencial me qëllim rilindjen e tyre për motive të ndryshme. Kolo Muani vjen nga një sezon me Tottenham ku rrallëhere u pa të ishte protagonist, ndërsa Woldemade në Premier League ka shfaqur vetëm pjesë të aftësive të tij teknike, por nuk konfirmoi shpërthimin që pati te Stuttgart në sezonin paraardhës ku shënoi 17 gola në 33 ndeshje dhe bindi Newcastle që të investojë 80 milionë për të.

Top Channel