Inflacioni në eurozonë 3.3%, energjia shtyn çmimet lart, Banka Qendrore Europiane pritet të rrisë sërish normat e interesit

01/09/2026 15:27

Inflacioni në eurozonë u rrit në 3.3 % gjatë gushtit, i nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i energjisë.

Të dhënat përforcojnë pritshmëritë se Banka Qendrore Europiane do të rrisë normat e interesit në mbledhjen e shtatorit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën euro u rikthye mbi nivelin 3 %.

Sipas Eurostatit, çmimet u rritën me 3.3 % në gusht, nga 2.9 % që ishte inflacioni në korrik. Rritja u shkaktua pothuajse tërësisht nga shtrenjtimi i energjisë. Lufta e zgjatur në Iran ka rritur çmimet e naftës dhe gazit natyror, ndërsa edhe kompanitë e përpunimit të naftës kanë shtuar marzhet e fitimit.

Megjithatë, presionet bazë mbi çmimet mbeten të moderuara. Inflacioni bazë, që nuk përfshin ushqimet dhe energjinë, ra në 2.4 % nga 2.5 % në korrik. Edhe rritja e çmimeve të shërbimeve u ngadalësua në 3 për qind.

Tregjet presin që më 10 shtator Banka Qendrore Europiane ta rrisë normën e depozitave në 2.5 %. Kjo do të ishte rritja e dytë e normave gjatë këtij viti, pas ndërhyrjes së muajit qershor.

Top Channel