300 studentë zgjedhin Korçën/ Ekonomia, teknologjia dhe informatika tërheqin maturantët në Universitetin e Korçës

01/09/2026 19:59

Rreth 300 maturantë janë regjistruar deri tani në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, ku trendi i preferencave mbetet thuajse i njëjtë me vitet e kaluara. 

Programet tradicionale si Infermieria apo Sportet vijojnë të mbajnë vendin e parë për nga kërkesat, këtë vit vërehet një orientim i fortë i të rinjve drejt shkencave ekonomike, teknologjisë dhe informatikës.

Programi i ri “Data Science” gjithashtu ka zgjuar interesin e studentëve vendas dhe të huaj.

Për disa programe ende përballen me mungesë të dukshme studentësh ndërsa sa i takon programe prioritare rektori sqaron se është rritur numri i kuotave në 15 nga 6 kuota që ishin një vit më parë.

Përmes shkëmbimeve akademike për studentë dhe pedagogë, si dhe pjesëmarrjes në projekte kërkimore me vlerë mbi 1 milion euro, Universiteti i Korçës po synon të rrisë cilësinë e kërkimit shkencor dhe profilizimin e tij.

Top Channel