Infermieria e Juventusit, si është situata e Kenan Yildiz dhe Khephren Thuram
Kur kanë mbetur pak orë nga mbyllja e merkatos së transferimeve të kësaj vere, te Juventus vijon puna për t’i dhuruar Luciano Spallettit një sulmues për ta vendosur përkrah Kolo Muani, ndërkohë që po flitet akoma për një zgjidhje të kontratës me Milik dhe Ekhator që u dëmtua sërish gjatë një seance stërvitore.
David-Atletico: situata
E reja në orët e fundit që mund të zhbllokojë situatën, ka të bëjë me Jonathan David; pas tentativave të ndrojtura të Crystal Palace dhe Paris FC dhe sondazhit të kotë të Aston Villës, sulmuesi kanadez mund të transferohet vërtet te Atletico Madrid. Futbollisti ka pranuar destinacionin që do ta vendoste nën urdhrat e Diego Pablo Simeones dhe bisedimet mes klubeve për një kalim të kanadezit me huazim me të drejtë blerjeje për 30 milionë, po vazhdojnë. Juventus kërkon të paktën 3 milionë euro për huazimin edhe për të mbuluar shpenzimet për huazimin e një futbollisti për të ardhur në Torino
Zirkzee në pole position
Dhe futbollisti në fjalë është Joshua Zirkzee që është kthyer në radarët e Zonjës së Vjetër dhe që në këtë moment është në pole position, edhe pse nuk ka karakteristikat e një sulmuesi fizik dhe të zonës që do të donte Spalletti. Kombinimi është praktikisht perfekt; Zirkzee te Juventusi dhe David te Atletico Madrid e ndoshta edhe Sorloth te Manchester United. Secili prej 3 klubeve do të kishte sulmuesin e dëshiruar.
Oferta e Juventusit për Manchester United është 3 milionë euro për huazimin dhe 30 milionë për blerjen përfundimtare të kartonit, pra kushte praktikisht identike me ato që do të çonin David në Spanjë. Ish sulmuesi i Bolognas e ka thënë ‘ok’ e tij për t’u transferuar në Torino, flirtoi edhe me Fiorentinën që në fund zgjodhi të marre Beton për të zëvendësuar Kean
Alternativa Woltemade
Si plan B i Juventusit nëse dështon ardhja e Zirkzee, është pista që të çon te Nick
Woltemade i Newcastle. Sipas të përditshmes ‘Tuttosport’, Luciano Spalletti ka pasur madje kontakte direkte me futbollistin gjerman, për të cilin u interesua edhe Napoli. Por Woltemade ka një tjetër kosto në krahasim me emrat e tjerë të sipërpërmendur. Kjo për faktin se Magpies e blenë përpara një viti 24 vjeçarin nga Stuttgarti për 80 milionë euro. Vetë Ëoldemade dëshiron të qëndrojë te Newcastle, por e di gjithashtu se klubi mund të vendosë ta shesë në 48 orët e fundit të merkatos dhe në këtë rast ai do të vlerësojë ofertat për të.
Top Channel