Kaosi pas sfidës me Vllazninë, reagon dhe Elbasani: Hedhim kategorikisht poshtë akuzar për mosrespektim të procedurave
Tani është zyrtare, Emiliano Martinez largohet nga Birminghami për t’u transferuar në Londër te Chelsea për t’u vënë nën urdhrat e Xabi Alonsos.
‘Blutë’ e Londrës njoftuan gjithçka përmes një komunikate për shtyp teksa bënë të ditur se portieri argjentinas ka nënshkruar me ta një kontratë 3 vjeçare deri në 2029.
‘Chelsea është i lumtur të bëjë të ditur nënshkrimin me futbollistin e kombëtares argjentinase, Emiliano Martinez nga Aston Villa. Portieri 33 vjeçar, kampion bote në 2022, ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Blutë’-lexohet në komunikatën e Chelsea
Edhe vetë Emiliano Martinez ka bërë deklaratën e tij të parë si futbollist i Chelsea duke mos e fshehur entuziazmin e tij për këtë transferim
‘Jam shumë i lumtur që jam në këtë klub-tha Martinez-kalimi te Chelsea, për mua dhe familjen time, ishte një vendim i lehtë për t’u marrë dhe unë jam në qiellin e 7; mezi pres që të nis të luaj. Dua që të kem suksese këtu. Jam një person që dëshiron të fitojë në gjithçka që bën dhe dua t’ia përçoj këtë mentalitet te kjo skuadër, sepse është një skuadër që fiton tituj, kështu që mendoj se është një kombinim i shkëlqyer’.
Top Channel