Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së një pusi uji, humb jetën 31-vjeçari në Poliçan Sipas informacionit operacional të përditësuar më 30.08.2026, në territorin e vendit janë raportuar 11 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje.
Vatrat aktive evidentohen në Dajt – Tiranë; Vajkal, Sllatinë, Lundre dhe Ballenjë – qarku Dibër; si dhe Rrilë – qarku Lezhë. Në të gjitha rastet raportohet se nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Situata me angazhimin më të konsiderueshëm paraqitet në Sllatinë, ku operojnë 91 forca, dhe në Vajkal, ku janë angazhuar 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të FA-së.
Në Lundre, Mat, për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit në masivin pyjor të favorizuar nga era, është angazhuar edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore.
Në Ballenjë, Martanesh, zjarri është në një zonë të mbrojtur dhe ndërhyrja vështirësohet nga terreni.
Në total, në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 173 forca operacionale, 16 automjete zjarrfikëse, 50 forca ushtarake dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore.
Vatrat në Qafë të Helmës, malin e Dardhës dhe malin e Qukësit vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.
Top Channel