Juventus buzëqesh, siguron shërbimin e mesfushorit të Tottenham, shifrat e operacionit
Pas disfatës befasuese ndaj Hull City në javën e parë, Manchester United kthehet të buzëqeshë në Premier League. Djajtë e kuq shënuan fitoren e parë në kampionati duke mundur në Old Trafford, Ipswichin me rezultatin 5-2, në një ndeshje ku sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti nuk ishte përfshirë në skuadër, ndërkohë që protagonisti absolut u bë Bruno Fernandes.
Dhe ishin pikërisht miqtë ata që morën avantazhin në këtë ndeshje teksa në minutën e 29 shënuan me Leif Davis. Por pak minuta përpara mbylljes së pjesës së parë, Manchester United barazoi shifrat në 1-1 me Bruno Fernandes dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në 45 minutat e dyta, Manchester United shpërtheu krejtësisht dhe gjithçka nisi nga një autogol i Greaves që i dha mundësinë skuadrës së Michael Carrick të marrë kryesimin 2-1.
Më pas Djajtë e kuq nuk u ndalën më, në minutën e 61 Bruno Fernandes me penallti e çoi rezultatin në 3-1. Portugezi nuk kishte të ngopur, pasi 7 minuta më vonë shënoi sërish duke i çuar shifrat në 4-1 dhe duke plotësuar tregolëshin e tij personal. Manitën për Mandchester United e plotësoi Mbeumo që shënoi golin e pestë. Në minutat shtesë Ipsëich shënoi golin e dytë me Akpom një gol që vulosi rezultatin 5-2 në favor të Manchester United që mori kështu 3 pikët e para në këtë sezon. Tre pikë ka edhe Ipsëich që pësoi humbjen e tij të parë.
Top Channel