Anglia ‘humbet pjesët’ përpara ndeshjes me Spanjën, 5 futbollistë do të mungojnë ndaj kampionëve të botës
Pasi dështoi në tentativën për të sjellë në Torino, Franck Kessie që në fund kaloi te Atalanta, Juventus nisi lëvizjet këtë fundjavë për gjetjen e një mesfushori tjetër dhe ai që u vu në shënjestrën e bardhezinjve ishte Pape Sarr.
Zonja e Vjetër që kishte gjetur akordin me futbollistin, nisi bisedimet edhe me Tottenham, negociata që patën një fund të lumtur pasi e gjeti edhe akordin me klubin londinez duke mundur konkurrencën e Monaco dhe Besiktas
Pape Sarr transferohet te Juventus me huazim prej 2 milionë euro me detyrim blerjeje për vlerën prej 26 milionë eurosh nëse klubi torinez kualifikohet në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që paga e futbollistit do të mbulohet nga Juventusi. Pape Sarr është një futbollist që është në gjendje të kryejë të gjitha rolet në mesin e fushës.
Vitin e kaluar ai ka zhvilluar 26 ndeshje në Premier League me fanellën e Tottenham duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë 4 asist. Me kombëtaren senegaleze ai ka marrë pjesë edhe në Botërorin e fundit duke zhvilluar 2 ndeshje.
Top Channel