Gabriel Martinelli do të vijojë karrierën në Arabinë Saudite. Sulmuesi brazilian i Arsenalit ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te Al-Hilal, në një tjetër lëvizje të bujshme në merkaton e futbollit saudit.

Sipas informacionit të fundit, marrëveshja mes klubeve është mbyllur për një shumë prej 65 milionë eurosh, bonuset e përfshira. Martinelli, 25 vjeç, largohet kështu nga Arsenali pas disa sezonesh në Premier League, për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite.

Al-Hilal vazhdon të investojë fuqishëm në merkato dhe me afrimin e brazilianit siguron një tjetër emër të rëndësishëm nga futbolli europian. 65 milionë euro është shifra totale e operacionit, ndërsa transferimi i Martinellit pritet të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të kësaj merkatoje.

Top Channel