Karim Benzema nuk do të vazhdojë aventurën e tij me Al Hilal. Futbollisti francez do të ndryshojë destinacion teksa prej kohësh është folur për largimin e tij nga klubi aktual.

Ish sulmuesi i Realit të Madridit ka marrë disa oferta nga klube të ndryshëm për të vijuar karrierën e tij, diçka që është e sigurt sepse ai synon të luajë ende dhe të mos tërhiqet.

Në orët e fundit është konfirmuar se Gabriel Martinelli e ka arritur praktikisht marrëveshjen me Al Hilal dhe ardhja e brazilianit shërben për të vënë në lëvizje merkaton në futbollin saudit dhe Karim Benzema është një prej lojtarëve që preken nga ky proces. Përpara francezit është opsioni i një rikthimi të mundshëm te Al Ittihad, por duket se në skenë është shfaqur edhe një klub si Al Shabab.

Karim Benzema, që në 16 ndeshje me Al Hilal shënoi 10 gola dhe dha 5 asiste, u transferua nga Al Ittihad te ky klub gjatë këtij viti. Kjo lëvizje e 38 vjeçarit bëri kaq shumë zhurmë sa provokoi edhe zemërimin e Cristiano Ronaldo sipas të cilit Al Hilal u favorizua nga merkatoja saudite e transferimeve duke penalizuar Al Nassr.

Top Channel